Lajme

Të ulur në tavolina të ndryshme/ Dinamika e vrasjes në Vaun e Dejës: Palushani mori kallashnikovin dhe…

Advertisements

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës.

Burime bëjnë me dije se autori Alfons Palushani dhe viktima Agron Metushi kanë qenë të ulur në tavolina të ndryshme duke konsumuar alkool dhe vazhdimisht kanë fyer në distancë njëri tjetrin.

Nisur nga kjo situatë, Palushani është larguar për të marrë një kallashnikov dhe është kthyer duke ekzekutuar Metushin në momentin kur ky i fundit është nisur për të shkuar drejt automjetit të tij për t’u kthyer në banesë.

Të dy personat e përfshirë në konflikt dyshohet se kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike çka ka bërë që konflikti të përshkallëzohet.

Në momentin e ndërhyrjes policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes ndërkohë që janë shoqëruar edhe disa persona që kanë qenë në lokal për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja.

Advertisements

Policia po vijon hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.

Advertisements

Related Articles

Back to top button