Tea Trifoni flet për pushimet luksoze: Isha me lekët e mia, në Dubai pagova më pak se në Jug!

0
104

Tea Trifoni, një nga ish-konkurrentet më të njohura të Përputhen, ka bërë së fundmi një deklaratë që ndoshta jo të gjithë mund ta besojnë.

24-vjeçarja është shprehur në një emision televiziv, se pushimet në Dubai i kanë kushtuar më pak se një fundjavë në Jug.

Ndër të tjera, ajo ka theksuar se të gjitha i ka paguar vetë.

Ajo tha;

E fillova me jugun e Shqipërisë, e pastaj në Dubai.

Atje isha në maj dhe ishte tmerrësisht nxehtë.

Një javë kalova atje.

Në Dubai shkova me lekët e mia.

Por mund të them me plot gojë që gjatë një jave që kam qëndruar në Dubai, kam harxhuar më pak sa harxhova një fundjavë në jug.