Lajme

Tentoi të futet me dy të tjerë te uzina e Gramshit: 23-vjeçari rus ishte i lënduar, këmbëngul se është turist

Advertisements

Mikhail Zorin 23-vjeç me pasaportë ruse i cili së bashku me dy shtetas te tjerë që u arrestuan nën dyshime për spiunazh dy ditë më parë janë duke qëndruar në dhomat e paraburgimit të drejtorisë së policisë në Elbasan.

Janë publikuar detaje të reja në lidhje me Mikhail Zorin, 23-vjecarin që forcat e policisë në Gramsh mundën ta arrestojnë në përpjekje për t’u larguar. 23 vjeçari ka qenë i gjakosur pasi në përpjekje për të humbur gjurmët ka rënë në një zonë me shkurre çka i ka shkaktuar dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit.

Burime brenda grupit hetimor treguan për Abc News se 23-vjeçari është shumë i prerë në bisedat e kryera me anëtarët e grupit hetimor. Ai cilësohet si shumë inteligjent dhe këmbëngul se është turist.

Advertisements

23-vjeçari është i arsimuar dhe ka kryer studimet e larta për kimi. Gjithashtu burime nga drejtoria e policisë Elbasan pohuan se 23 vjeçari kishte ditë pa ngrënë dhe u ka kërkuar ushqim punonjësve të policisë.

Advertisements

Related Articles

Back to top button