HomeLajmeTërmeti i fortë shkundi sot në drekë Greqinë, dalin pamjet që të...

Tërmeti i fortë shkundi sot në drekë Greqinë, dalin pamjet që të rrëqethin shpirtin: Prindërit vrapojnë për të marrë fëmijët nga shkolla (video)

Tërmeti me magnitudë 6.3 Rihter, që tronditi Kretë sot në mesditë shkaktoi panik dhe ankth te banorët.

Për shkak të lëkundjeve të forta, banorët e shqetësuar, dolën rrugëve, ndërsa në të njëjtën kohë akset rrugore u bllokuan nga trafiku, me prindërit që vraponin në panik drejt shkollave, për të marrë fëmijët e tyre, shkruajnë mediet greke.

Deri më tani nuk janë raportuar të plagosur, apo viktima përpos dëmeve materiale. Kisha e Agios Nikolaos, në Xirokampos, Sitia nuk i rezistoi lëkundjeve të forta të tërmetit.

Para pak minutash ekspertët grekë paralajmëruan për një cunam të vogël, pas tërmetit të fortë që goditi Kretën në mesditë, raportojnë mediet greke.

Megjithatë ekspertët theksojnë se nuk ka vend për panik,n pasi cunami do të jetë vogël dhe nuk do shkaktojë dëme. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 23 km në lindje të Zakros në prefekturën e Lassithi.

Thellësia e tërmetit vlerësohet të jetë 8.2 kilometra.

Must Read

spot_img