Tezja e Mateos me akuza të forta: Çalamani nuk ka qenë vetëm, një grua nga familja e motrës ka parë gjithçka

0
70

Tragjedia e Fierit ku 8-vjeçari Mateo Vasiu u rrëmbye dhe vra në mënyrë mizore nga fqinji i tij Klodian Çalamani duket se po merr kthesë tjetër.

Tezja e 8-vjeçarit kërkon drejtësi por teksa bën këtë apel ajo shprehet se në këtë ngjarje të rëndë ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

Gjatë një emisioni televiziv ajo tha se kanë dalë fjalë se ka qenë një person që e ka shtyrë Klodian Çalamanin drejt aktit të rëndë dhe se mbrëmjen e kaluar motra e saj ka qenë në polici.

Adriana: Po i lajmë faqet me lot. Po dëgjoj shumë gjëra në media. Kush e pa Meteon që shkoi bleu bukën, kush e dëgjoi Mateon duke i thënë përse ma ngacmon mamin? Nga dolën të gjitha këto. Po pikëllohemi akoma më shumë. Ekspertiza të kryhet, t’u merret edhe fija e flokut.

Ka qenë një grua në moshën e mamasë tënde?

Adriana: Po

Ju thoni që Çalamani nuk ka qenë i vetëm? Kush është personi që mund ta ketë shtyrë, është brenda familjes së motrës?

Adriana: Patjetër që brenda do të jetë.

Keni ndonjë dyshim?

Adriana: Nuk di të them me detaje se kush është, por duhet të merret ekspertizë dhe ajo të varet Me kanë informuar që motra mbrëmë ka qenë në polici, por nuk e di për çfarë. Duhet të dalë e drejta sepse do dëgjoj shumë gjëra në media. Çfarë janë të gjitha këto…Kush ishte prezent, kush i nxori këto fjalë?