HomeLajmeTifozi e vesh Shaqirin me xhaketë të UÇK-së live në televizion zviceran

Tifozi e vesh Shaqirin me xhaketë të UÇK-së live në televizion zviceran

Një tifoz i Kombëtares së Zvicrës ia ka veshur Xherdan Shaqirit një xhaketë kamuflazhi me emblemën e UÇK-së.

Kjo ka ndodhur derisa Shaqiri po fliste para kamerave drejtpërsëdrejti në televizionin publik zviceran.

Në videon e shkurtër që tashmë është bërë virale, Shaqiri shihet teksa e heq xhaketën të cilën ia veshi tifozi pak sekonda më parë.

Zvicra sot ka luajtur kundër Irlandës Veriore dhe ka fituar me rezultat 2-0.

Shaqiri luajti si startues për t’u zëvendësuar në pjesën e dytë me Djibril Sow.

Must Read

spot_img