Lajme

Tirana mbytet nga trafiku, qytetarët zgjedhin monopatinat! Policia mendon t’i bllokojë…

Advertisements

Nga Xhensila Kodra

Përdorimi i monopatinave në kryeqytet kryesisht nga të rinjtë që udhëtojnë me to për të shmangur trafikun dhe kursyer karburant, janë bërë jo pak herë burim aksidentesh për qytetarët dhe automjetet.

Gerhard Baka, specialist i trafikut në Komisariatin Rrugor Tiranë thotë se Kodi Rrugor nuk e parashikon ndëshkimin e shkeljeve që vijnë nga këto mjete elektrike dhe se policia nuk ka bazë ligjore për të vendosur gjoba apo të marrë sanksione penale për ta.

“Janë një burim i drejtpërdrejtë i ngjarjeve rrugore. Është problem i shtuar për qarkullimin rrugor. Dhe këmbësorët të cilët ankohen herë pas herë për prezencën e rrezikshme të kësaj kategorie shkelësish. Kemi pak problem klasifikimin e këtyre mjeteve dhe kjo na ka bërë që ne të merremi më shumë me ndërgjegjësimin e e kësaj kategorie mjetesh. Të ndalojmë dhe të këshillojmë që edhe ata ta përdorin rrugën në përputhje me legjislacionin dhe Kodin Rrugor. Kemi hasur shpesh herë që ata nuk respektojnë sinjalizimin vertikal apo horizontal, nuk respektojnë semaforin, futen vend e pa vend duke u bërë realisht një rrezik permanent për përdoruesit e rrugës“, shprehet ai.

Propozon që këto mjete të largohen nga qarkullimi, siç është vepruar edhe në Britaninë e Madhe.

“Duhet të operojnë siç është vepruar në Britaninë e Madhe apo dhe në Itali e cila po studion javët e fundit eleminimin dhe daljen jashtë në rrugë të kësaj kategoi mjetesh. Qëllimi i tyre nuk ka dalë për t’u përdorur në rrugë por në ambiente të mbyllura, private, siç janë hipermarketet, supermarketet apo ndërmarjet të cilat operojnë në një distancë jo të shkurtër brenda ambienteve të tyre. Kategorikisht duhet të shmanget dhe duhet të eleminohet dalja në segmente rrugore të kësaj kategorie“, vijon Baka.

Advertisements

Një muaj më parë, në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta” një i ri u aksidentua teksa lëvizte me monopatinë dhe i preu rrugën një mjeti në rrethrrotullim.

Advertisements

Related Articles

Back to top button