Lajme

Tiranë, shpërthen tritoli tek një biznes në rrugën ‘Siri Kodra’

Advertisements

Shumë banorë në rrugën Siri Kodra pranë qendrës së qytetit u zgjuan herët në mëngjes sot, nga një shpërthim eksplozivi. Në vendngjarje u konstatua se në godinën dykatëshe kishte plasur tritol që kishte dëmtuar ndjeshëm biznesin e xhamave.

Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit, në rrugën “Siri Kodra”, raporton noa.al.

Policia tha se pranë një banese dykatëshe në pronësi të shtetasit R. Ponari, 60 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e biznesit në katin e parë, që ndodhet poshtë banesës.

Advertisements

Aktualisht po vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. /noa.al

Advertisements

Related Articles

Back to top button