Lajme

Tonin Vocaj sugjeron rihapjen e basteve: Të rishikohet ligji për lojërat e fatit në Shqipëri! Vetëm online, jo sallat

Advertisements

Nëndrejtori Tonin Vocaj, i cili pas shkarkimit të Gledis Nanos do të mbajë përkohësisht postin e Drejtorit të Përgjithshë të Policisë së Shtetit, ditën e sotme ka rekomanduar rihapjen e basteve.

Ai ka sugjeruar rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera.

“Nisur nga sa më sipër sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit në republikën e Shqipërisë, numër 75, datë 25. 10.02018 i ndryshuar, për formalizimin e basteve sportive online dhe nga fakti që në vende të tjera kjo veprimtari është e ligjshme.

Advertisements

Mendojmë që formalizimi i sallave të lojërave të fatit, mini-kazinove etj, nuk duhet  lejuar edhe si një faktor i nxitjes së kriminalitetit në përgjithësi dhe kriminaliteti te të rinjtë në veçanti. Veprimtaria hetimore dhe kontrolli i territorit nga strukturat e policisë është më i strukturuar dhe mundësia e sigurimit të provave për këtë veprimtari të fundit është më e strukturuar dhe më e mirë”, tha ai.

Advertisements

Related Articles

Back to top button