ADS
HomeLajmeTragjedi e dyfishtë në Shkodër Pak ditë pasi ndërroi jetë polici rrugor,...

Tragjedi e dyfishtë në Shkodër Pak ditë pasi ndërroi jetë polici rrugor, sot ndërron jetë edhe nëna e tij

Familja Gila në Shkodër po përballet me një tragjedi të dyfishtë pasi pas v dekjes së policit Gëzim Gila, ditën e sotme ka ndërruar jetë edhe nëna e tij.

Lajmi i hidhur është njoftuar nga vetë djali i familjes Gila edhe ai punonjës policie, Mhill Gila me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Mesa duket, zemra e nënës nuk ka duruar dhimbjen për ikjen e parakohëshme e të papritur të djalit dhe ka pushuar së rrahuri.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit efektivi i policisë rrugore në Shkodër, Gëzim Gila. Ai kishte qenë i shtruar në spitalin e Shkodrës prej disa ditësh, por v irusi i Co vid i mori jetën.

Must Read