Tràgjedia e radhës në vendin tonë/ Punonte për një copë bukë, 20-vjeçari shqiptar jep shpirt në minierë

0
47

Një 20-vjeçar, punonjës në minierën e Qafë Barit në Fushë Arrëz është a kside ntuar për vdekje.

Mësohet se i riu me inicialet L.Ll., ka qenë duke punuar në minierë, në momentin që ka humbur jetën.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë që i ka marrë jetën një të riu këtë mbrëmje, teksa punonte në thellësitë e minierës.

Kjo nuk është hera e parë që nëntoka merr jetë njerëzish.

Për herë të fundit, një ngjarje e tillë u shënua në muajin maj të këtij viti.

Eltion Alla, babai i një djali të vogël hyri galeritë e kromit në Bulqizë, për të mos dalë më i gjallë që aty.