Tragjike! 19-vjeçari vd*s nga Covid-19, i ati: Frymëmarrja i ndali, s’po ecte dot!

0
70

Një lajm tragjik vjen nga Kosova.

Mësohet se Hekuran Jezerci, 19 vjeç ka humbur jetën nga Covid-19.

I riu nuk vuante nga sëmundje të tjera dhe ishte në profesion sportist. “Në mesnatë iu ka përkeqësuar gjendja, ka filluar frymëmarrja me iu ndalë.

S’ka mujt me ecë, e kam kap në krahë, në veturë dhe këtu në Kaçanik e kemi sjell në spital.

E kanë dhënë maksimumin motrat, mjekët por me kushtet që i kanë pas s’kanë pas gjë më shumë me bo.

Kemi vazhduar me emergjencë për Ferizaj.

Atje e kemi lajmëruar rastin, shumë mjekë, shumë motra, me çka kanë pas motra për me ja kthyer jetën por deshti zoti e mori”,-tha i ati për mediat e Kosovës.