Tràgjìke/ Dìgjet autobusi maqedonas, humbin jetën 45 persona

0
25

Së paku 45 persona kanë vdekur në një aksident në autostradën e Strumës në Bullgari. Sipas raportimeve, autobusi ishte me shtetas të Maqedonisë Veriore.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë.

“Denoncimi për një aksident të rëndë trafiku është bërë pak pas orës 2 të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave fillestare nga autostrada e Strumës, rreth 31 km është aksidentuar një autobus i regjistruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën 45 persona.

Në vendngjarje kanë shkuar me kohë ekipet e policisë, zjarrfikëses dhe ambulanca. Si rezultat i veprimeve të tyre të shpejta, shtatë persona janë transportuar në spital për mjekim.

Po kryhet një inspektim. Qarkullimi është ndërprerë në të dy drejtimet. Një organizim i përkohshëm për lëvizje përmes p.v. Dolna Dikanya dhe p.v. Daskalovo”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev, zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tashmë po udhëtojnë për në Bullgari, konfirmoi agjencia shtetërore maqedonase e lajmeve MIA.