Lajme

Tragjike! Gomones iu prishën motorët, gjendet të pajetë 7 emigrantë

Advertisements

Shtatë trupa të pajetë janë gjetur pranë plazheve të Mesdheut në jug të Spanjës.

Sipas policisë spanjolle, ata dyshohet të jenë emigrantë që kanë ardhur me gomone nga Algjeria. Ndërkaq, këtë fundjavë rojet bregdetare spanjolle shpëtuan një emigrant rreth 30 milje nga bregu i Alicantes.

21-vjeçari tha se po udhëtonte me një grup prej rreth 15 personash kur gomones iu prishën motorët dhe emigrantët e tjerë u zhdukën nën ujë.

Të dielën policia spanjolle gjeti edhe tre trupa të pajetë, një burrë, një grua dhe një fëmijë, pranë plazheve të Pilar de Horadada në Alicante.

Advertisements

Në të njëjtën ditë, njerëzit njoftuan policinë për dy trupa që notonin në ujërat e San Javier në Murcia, ndërsa dy trupa të tjerë u zbuluan në brigjet e Alicante dhe Murcia ditën e sotme.

Advertisements

Related Articles

Back to top button