Lajme

Tragjike! Minibusi përplaset me kamionin, humbin jetën 15 persona

Advertisements

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën kur një minibus dhe dy kamionë u përplasën në qytetin rus të Ulyanovsk në rajonin e Vollgës.

Sipas dëshmitarëve, një kamion doli nga korsia kur u përplas me një minibus që udhëtonte në drejtim të kundërt, pranë fshatit Nikolayevka. Në momentin e aksidentit edhe mikrobusi është përplasur në pjesën e pasme nga një kamion tjetër.

Në pamjet e shfaqura minibusi duket se pothuajse është rrafshuar nga dy kamionët.

Në aksidentin e trafikut, 15 persona humbën jetën, të gjithë shtetas të Kazakistanit, njoftuan shërbimet e shpëtimit të cituara nga agjencia publike ruse Ria Novosti.

Advertisements

Tre persona të tjerë, dy burra dhe një grua, janë shtruar në spital në gjendje të rëndë, ka bërë me dije guvernatori i rajonit të Ulyanovsk, Alexei Ruskikh.

Advertisements

Related Articles

Back to top button