HomeLajmeTragjike! Në Stamboll për të festuar ditëlindjen, çifti shqiptar mes viktimave nga...

Tragjike! Në Stamboll për të festuar ditëlindjen, çifti shqiptar mes viktimave nga aksidenti në Bullgari

Gazmend Ukali, 27 vjeç, nga Kërçova dhe e fejuara e tij Albina Belluli, 23 vjeçe nga Tetova, ishin në mesin e viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm, kur një autobus u përfshi nga flakët në autostradën Struma të Bullgarisë, duke lënë të vdekur 45 persona.

Gazmendi ishte pjesë e zyrës së kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, ndërsa të premten festoi ditëlindjen e 27-të me të fejuarën e tij në Stamboll.

Informacionin për vdekjen e Gazmendit në një bisedë telefonike për Telma e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, i cili ka shprehur keqardhjen e thellë për këtë tragjedi të madhe.

Ukali ishte anëtar i Këshillit Rinor të Komunës së Kërçovës në vitin 2015. /Alsat

Must Read

spot_img