HomeLajmeTragjike/ Zi në sportin shqiptar! Humb jetën nga kanceri në këmbë 24-vjeçari

Tragjike/ Zi në sportin shqiptar! Humb jetën nga kanceri në këmbë 24-vjeçari

Një lajm i trishtë ka ardhur nga sporti i basketbollit shqiptar, ku është njoftuar ndarja nga jeta e gjyqtarit Daniel Aliaj, 24 vjeç.

I riu ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë, që fatkeqësisht nuk mundi ta mposhtte.

24-vjeçari vuante nga kanceri në këmbë, që përkatësisht i mori edhe jetën. Homazhe të shumta janë shprehur për të në trjetet sociale nga miq e të afërm.

“Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim, ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare.

Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar.

Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë!

Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel! Qofsh i parajsës, i përjetshëm kujtimi yt!”, -shkruhet në postimin e FSHF.

Must Read

spot_img