Lajme

Tre rusë të mobilizuar vdesin në qendrën e trajnimit të ushtrisë

Advertisements

Tre burra të mobilizuar kanë vdekur në një qendër trajnimi të ushtrisë që ndodhet në vendbanimin Poroshino në rajonin e Yekaterinburgut të Rusisë.

Lajmi u bë i ditur nga Novaya Gazeta, duke cituar gazetën lokale “EAN”.

“Po, konfirmoj se tre persona kanë vdekur. Njëri nga të mobilizuarit ka ndërruar jetë nga një atak në zemër, ndërsa një tjetër është vetëvrarë. I treti u lirua dhe u dërgua në shtëpi, ku vdiq nga cirroza e mëlçisë”, deklaroi deputeti rus, Maxim Ivanov.

Media e lajmeve ASTRA raportoi më herët për vetëvrasjen e një 46-vjeçari, banues në Kurgan të Rusisë.

Trupi i burrit u gjet më 1 tetor në mensën e qendrës stërvitore të ushtrisë në vendbanimin Poroshino, ku ndodhet Reparti Ushtarak 31612.

Sipas gazetarëve, burrit u gjet plagë në qafë. Aty pranë u gjet një teh.

EAN thekson se më herët, në Poroshino ishte futur një ndalim i alkoolit.

Rajoni i Novosibirsk-ut të Rusisë ndaloi gjithashtu shitjen e alkoolit në dyqanet që ndodheshin pranë zyrave të ushtrisë dhe shkollës së lartë të komandës ushtarake.

I njëjti ndalim u fut në rajonin Zabaykalsky dhe rrethin Tarbagatay të Buryatia-s.

Advertisements

/Albanianpost.com

Advertisements

Related Articles

Back to top button