Tritan Shehu: Berishën e kanë zgjedhur shqiptarët deputet ndaj do shkoj në Kuvend, s’do pyesë SHBA çfarë të bëjë

0
86

Deputeti i zgjedhur i PD-së Tritan Shehu mendon se Sali Berisha ka legjitimitetin për të qenë pjesë e Parlamentit të ri në shtator.

I pyetur a duhet të jetë Berisha pjesë e Parlamentit në rubrikën “Opinion” në “News24” Shehu u përgjigj:

“Këtë diskutim s’e bëjmë për një sekondë. Unë kam shprehur konsideratat e mia për Berishën. Ai e ka legjitimitetin nga vota e shqiptarëve për të qenë pjesë e Parlamentit dhe e PD”.

Kujtojmë se më herët ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se askush nuk e ndalon atë që të jetë në parlamentin e ardhshëm.

Gjithashtu ai njoftoi se ka dorëzuar dhe padinë e tij ndaj sekretarit të shtetit amerikan Anthony Blinken pas shpalljes non-grata nga amerikanët.

Ndërkaq ambasadorja amerikane Yuri Kim gjatë një takimi me kryedemokratin Lulzim Basha, i kërkoi këtij të fundit që Berisha të mos jetë pjesë e Parlamentit të ri.