HomeLajmeTronditet Kombëtarja shqiptare, titullari humb ndeshjen me Poloninë

Tronditet Kombëtarja shqiptare, titullari humb ndeshjen me Poloninë

Një lajm mjaft i keq për Kombëtaren shqiptare para ndeshjes së rëndësishme me Poloninë, që luhet të mbrëmjen e sotme në “Air Albania” e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Pas Sokol Cikalleshit, një tjetër lojtar dyshohet të jetë infektuar me COVID 19. Bëhet fjalë për Klaus Gjasulën.

Mesfushori i kuqezinjve, sipas Telesport po pret testin konfirmues për të mësuar nëse është ose jo i prekur nga ky infeksion.

Ai është izoluar sipas rregullave përkatëse dhe në ndeshjen e sotme s’do të mund të jetë në fushë.

Një problem i madh për trajnerin Edi Reja që duhet të vuajë mungesën e një lojtari të rëndësishëm siç është Gjasula.

Must Read

spot_img