Tronditet Kosova: Humbin jetë dy fëmijë pasi i zuri zjarri në shtëpi, ishin 10 dhe 13 vjeç

0
255

Dy fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të një zjarri në një shtëpi në fshatin Ujz të Gjakovës.

Vdekjen e fëmijëve e ka konfirmuar shkurt zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nustret Gjurkaj.

Gjurkaj nuk ka dhënë detaje më të hollësishme lidhur me rastin, por ka thënë se janë dy të vdekur.

Merret vesh se fëmijët janë të moshave 10 dhe 13 vjeç.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Datë 08.09.2021 reth ores 09:05 policia Rajonale në Gjakovë ka pranuarnjoftim se në fshatin Ujz, KK. Gjakovë një objekt është perfshire nga zjarri.
Patrulla policore se bashku me ekipen e zjarrëfikesve kane arritur ne vendngjarje. Dyshohet qe brenda objektit qe ishte i perfshir nga zjarri kane mbetur dy persona te mitur, ekipet e Zjarrefiksve jane duke bere perpjekje ta lokalizojne zjarrin dhe sipas zjarrefikesave dyshohet se brenda gjinden dy persona te karbonizuar( djegur)
Ne vendngjarje jane dalur te gjitha ekipet relevante policore, si dhe Prokurori Kujdestar i Shtetit.
Per informata shtese ju njoftojme me kohë.