Lajme

Tronditet Tirana, vëllai vret vëllanë dhe kunatën brenda biznesit familjar (EMRAT)

Advertisements

Dritan Muskurti dhe bashkëshortja e tij, janë vrarë pasditen e kësaj të mrate me armë zjarri. Viktima e dytë, dyshohet se është bashkëshortja e Dritanit, pasi ende deri tani nuk është mundur të identifikohet nga shërbimet e Policisë.

Autori i kësaj ngjarje të rëndë që ka trondit qytetin është një familjar i tyre, vëllai i Dritan Muskurtit, i identifikuar si Arsen Muskurti. Dëshmitarët dhe pronarët e bizneseve të tjera aty pranë që i njihnin palët, janë shprehur se viktimat janë pikërisht Dritan Muskurti dhe bashkëshortja e tij.

albsig

Ata kanë parë dhe autorin, Arsen Muskurtin, duke u larguar me armë zjarri. Kanë tentuar ta ndalojnë por kur kanë parë që ai ishte i armatosur, janë larguar dhe kanë njoftuar menjëherë Policinë. Shkak i vrasjes paraprakisht thuhet se është bërë pronësia e një agjencie udhëtimesh.

“Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”,  dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.

Advertisements

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.

Advertisements

Related Articles

Back to top button