Lajme

Trupi i tij u gjet i masakruar dhe futur në qese, arrestohet gruja e shqiptarit në Itali: E bëra copë me sëpatë në banjë

Advertisements

Bashkëshortja e Shefki Kurtit, shqiptarit që u gjet i masakruar në Itali, është arrestuar si autore e vrasjes së 72-vjeçarit. Trupi o copëtuar i të moshuarit u gjet në një kanal pranë Rovigos në Veneto muajin e kaluar.

Karabinierët arrestuan Nadire Kurtin me dyshimin se vrau dhe copëtoi trupin e 72 vjeçarit.  Pjesët e trupit të 72-vjeçarit, përveç kafkës së tij, u gjetën në qese të zeza plastike në një kanal afër Villanova del Ghebbo midis 28 dhe 31 korrikut.

albsig

Mediet italiane raportojnë se gruaja k pranuar në Polici krimin e rëndë, si dhe ka rrëfyer vrasjen e të shoqit.

“Po, e vrava. E bëra copë me sëpatë në banjë,”, mësohet të ketë thënë ajo.

Tashmë Nadire Kurti po trajtojet në Departamentin e Psikiatrisë të spitalit Rovigo.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin korrrik, ku trupi i tij u gjet i copëtuar në ditë të ndryshme, ndërsa fëmijët denoncuan zhdukjen e 72 vjeçarit.

Advertisements

Më 24 korrik djali i Shefkiut kishte telefonuar karabinierët për t’i thënë se babai i tij ishte larguar nga shtëpia. Por në atë moment i është dukur denoncim si të gjithë herët e tjera derisa gjetën trupin e copëtuar. Zbulimi i burrit në copa hapi një pistë të re hetimi.

Advertisements

Related Articles

Back to top button