Turi me ide të qarta. Pas Atarës, zbulon edhe sa fëmijë të tjerë dëshiron të ketë

0
106

Turjan Hysko dhe Orinda Huta janë bërë prindër për herë të parë më datën 15 korrik.

Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Atara. Që nga ai moment çifti nuk kanë nguruar të postojë vazhdimisht foto të vogëlushes, duke shuar çdo kuriozitet.

Mbrëmjen e sotme, ka qenë Turi që ka zhvilluar një “intervistë” në Ask Me në Instastory dhe padyshim pyetjet më të shumta kanë qenë rreth Atarës.

I pyetur se kush e ledhaton më shumë të bijën, ai ka thënë Orinda.

Më tej, Turi ka treguar se tani që e di ndjesinë dhe përkujdesin si baba për fëmijën, dëshiron të ketë katër të tillë.

Në fund, ai ka ndarë edhe një foto të ëmbël “live” të Atarës.