Lajme

U akuzua për korrupsion dhe pastrim parash, gjykata kthen në detyrë mjekun Edvin Prifti

Advertisements
Advertisements

schedule12:10 – 31 Gusht, 2022

Kardiokirurgu Edvin Prifti është rikthyer në detyrë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Posaçme, e cila konstatoi se afati i kësaj masë sigurie kishte rënë dhe vendosi shuarjen e saj. Në këtë mënyrë, hetimi që po zhvillohet ndaj tij, nuk do të pengojë Priftin të kthehet në sallat e operacionit.

Ish-shefi i kardiokirurgjisë në QSUT nuk mund të ushtronte profesionin, për shkak të një mase “pezullim nga detyra” caktuar ndaj tij nga gjykata, pasi u mor nën hetim nga SPAK për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Dyshimet e SPAK ndaj mjekut nisën pas disa përgjimeve të bëra për llogari të dosjes ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Në vijimësi, Prifti ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave./abcnews.al/

Advertisements

Related Articles

Back to top button