U bë ministre e Ramës Në rrjet nis gallata me Bora Muzhaqin; Kur ja doli ajo dhe ti mundesh

0
496

Kryeministri Edi Rama shpalli sot përbërjen e kabinetit qeveritar, ku krahas disa emrave që i ka pasur në Qeveri në mandatin e dytë ka përfshirë edhe disa emra të rinj, duke tentuar t´i paraqesë si risi.

Një prej tyre është edhe Bora Muzhaqi, e cila do të drejtojë Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Nuk dihet se çfarë kriteresh mund t´i kenë bërë përshtypje Ramës te ministrja e re që ka zgjedhur, por videot e mëposhtme, ku shfaqet Muzhaqi gjatë fushatës, tregojnë se ministrja që pret të dekretohet nga Presdenti dhe miratohet nga Parlamenti, merr gjithçka me gallatë.

Ndoshta e përfshirë edhe nga emocionet, Muzhaqi shfaqet në videot e mëposhtme, që janë bërë virale në rrjet, e paaftë edhe për të artikuluar atë që ka në letër, dhe të mendosh se ajo do të trajtojë problemet apo çështjet e të rinjve, atyre që mund të kenë shumë më tepër aftësi se ministrja e re e Ramës.

Gjithsesi, ndoshta mesazhi që ka dashur të japë Kryeministri me këtë zgjedhje, është pikërisht “shpresa” që duhet të kenë të rinjtë, por edhe fëmijët se ndoshta një ditë mund të bëhen ministra…