Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital/ Përmendet 25-vjeçarja që rrezikoi të mbytej në pishinë, ja se çfarë u tha mjekëve kur u zgjua

Advertisements

Një 25 vjeçare rrezikoi të mbytet në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë mbrëmjen e së hënës, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime bëjnë me dije se Enkeleda Trungu është përmendur ditën e sotme dhe ka kërkuar shokun e saj, Orjolin Mete, i cili nuk i dha ndihmën e parë teksa kjo e fundit rrezikoi që të mbytej.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi mbrëmjën e së hënës, kur e reja ndodhej në shoqërinë e shokut të saj, 32 vjeçarit në një pishinë në Linzë. Të dy të rinjtë janë futur në pishinë për t’u larë dhe në një moment Trungu rrezikoi që të mbytej, por shoku i saj, nuk ndërhyri për ta ndihmuar, pasi nuk dinte not.

25 vjeçarja u dërgua më pas në spital në gjendje të rëndë.

Advertisements

32-vjeçari Mete është proceduar në gjendje të lirë, për “plagosje të rëndë nga pakujdesia” pasi nuk i dha ndihmën e duhur 25-vjeçares

Advertisements

Related Articles

Back to top button