Lajme

U ekzekutua bashkë me shokun e tij në Vlorë, ky është 37-vjeçari Shpati Lena (FOTO)

Advertisements

37-vjeçari Shpati Lena dhe miku i tij Haki Xhezo 34-vjeç, u ekzekutuan një ditë më parë në afërsi të mbikalimit të Panajës në aksin Vlorë-Fier.

Abcnews.al ka siguruar foton e Shpati Lenës. Në ekzekutimin e Lenës dhe Xhezos dyshohet se kanë qenë tre autorë në ngjarje, ku njëri prej tyre ngiste mjetin, ndërsa dy të tjerët kanë qenë ata që kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Makina “Mercedez B Class” me të cilën udhëtonin 2 viktimat u ndoq nga autorët dhe u qëllua me breshëri kallashnikovi në ecje.

Mësohet se autorët kanë dalë paralel me makinën e viktimave e cila ishte bërë shoshë nga plumbat dhe kanë qëlluar. Më pas gjatë parakalimit ata kanë qëlluar edhe në xhamin e parë.

Dy nga autorët ishin në rolin e ekzekutorit, ndërsa personi i tretë shoferi që i largoi nga vend i ngjarjes.

Një makinë tip “BMW”, brenda së cilës u konstatuan 3 armë kallashnikov u gjet e shkrumbuar në Çerven të Fierit.

Dyshohet se “BMW” u përdor nga autorët të cilët e dogjën për të zhdukur gjurmët dhe më pas arritën të largoheshin.

Atentati zgjati 120 sekonda

I gjithë atentati ka zgjatur 120 sekonda nisur nga momenti që atentatorët qëlluan me breshëri plumbash nga makina e tyre paralel me makinën ku ndodheshin Shpati Lena dhe Hakim Xhezo, deri në momentin që u zunë pritë, raporton abcnews.al.

Makina e viktimave pasi u qëllua, humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.

Emra të njohur për policinë

Lena dhe Xhezo nuk ishin emra të panjohur për policinë.

Shpati Lena, u arrestua më 23 marsi 2022 nga policia dhe më pas u lirua nga gjykata, vetëm pas 3 ditësh. Po ashtu edhe miku i tij Hakim Xhezo ishte i njohur për policinë pasi ishte dënuar me 14 muaj burg për trafik lëndësh narkotike.

Burime për ABC bëjnë të ditur se Shpati Lena ka qenë shënjestra e këtij atentati. Pistat kryesore janë hakmarrja dhe tregtimi i lëndëve narkotike.

Lena u lirua Shpati Lena në 26 Mars 2022

Njoftimi në atë kohë: Gjykata e Vlorë vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për Ariel Kingjin dhe Kristi Drollin, ndërsa ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për shtetasin Shpati Lena. Seanca është drejtuar nga gjyqtare Arbana Selmanaj, ndërsa prokuror ka qenë Hyrjet Lamaj. Ariel Kingji, Kristi Drolli dhe Shpati Lena u arrestuan, ndërsa ishin duke lëvizur me automjet në zonën e Ujit të Ftohtë të dyshuar për ngjarjen e ndodhur në 4 gusht 2019 në Plazhin e Vjetër, ku mbeti i vrarë Arben Beqiraj dhe u plagosur djali i tij dhe një i afërm i tyre. Në kuadër të operacionit “Paves” (dallgët), u bë arrestimi i Ariel Kingjit, 21 vjeç, Shpati Lena 37 vjeç dhe Gazmend Alushi 50 vjeç, të cilët të tre kishin armë me vete.

Vrasja e Arbenit të Çeçesë

Dy viktimat e djeshme morën pjesë në vrasjen e “Arbenit të Çeçesë”në vitin 2019 në plazhin e Vlorës. I gjithë sherri nisi për një kalë.

Si ndodhi ngjarja ku u përfshinë të arrestuarit?

Fakti që një kalë i ka prishur qetësinë disa pushuesve që po bënin plazh në Vlorë, ka shërbyer për keqtrajtimin në grup të rojës së kalit. Gazmend Alushi, i cili paguhej 100 mijë lek të vjetra në muaj nga Ermal allias Eduart Xhezo për kujdesin ndaj kalit, është dhunuar me grushte e shkelma në 4 gusht 2019 nga Arben Beqiraj, djali i tij dhe persona të tjerë familjarë që ndodheshin në lokal. Fill pasi ka shpëtuar nga rrahja e mirë, Gazmendi ka shkuar në banesën e tij, ku aty i kishte shkuar Ermali duke i thënë se kush e kishte rrahur, dhe Alushi i ka pohuar se ishte dhunuar nga “Arbeni i Çeçesë”.

Ermal Xhezo, ka mobilizuar shokët e tij si Shpati Lena dhe kunatin e tij Ariel Kingji, ku të gjithë janë armatosur me automatikë dhe pistoleta, duke shkuar në ambientet e lokalit të Arben Beqiraj, për t’u sqaruar lidhur me rrahjen që ata i kishin bërë kujdestarit të kalit të Ermal Xhezoz. Teksa kanë shkuar për t’u sqaruar, kanë qenë në një tavolinë dhe më pas kanë nisur përplasjet fizike deri në përdorimin e armëve, duke sjellë vrasjen e Arben Beqirajt dhe plagosjen e Nesim Hodaj, raporton abcneës.al.

Kjo ngjarje tronditi qytetin e Vlorës në pikun e sezonit turistik. Autor i vrasjes ka qenë Eduart Xhezo, i arrestuar, teksa shoku dhe kunati i tij kanë bashkëpunuar në krim.

Gabimi i viktimave që nuk u shpëtoi vrasësve në Vlorë

Ekzekutimi i tyre ka qenë i mirëmenduar, pasi mësohet se njëri nga viktimat, Shpati Lena përdorte vetëm mjete të blinduara kur qarkullonte dhe ruhej mirë. Ndërsa ditën e djeshme kishte ndryshuar mjet, duke marrë makinën që u bë shoshë nga plumbat e cila nuk ishte e blinduar.

Advertisements

Policia ngriti pika kontrolli dhe blindoi Vlorën menjëherë pas krimit, por nga autorët nuk ka asnjë gjurmë

Advertisements

Related Articles

Back to top button