HomeLajmeU firmos me bujë të madhe në 14 gusht, vjen lajmi i...

U firmos me bujë të madhe në 14 gusht, vjen lajmi i keq për marrëveshjen e patentave me Italinë

Marrëveshja e qeverisë shqiptare me atë italiane për njohjen e lejeve të drejtimit duket se do të mbetet vetëm në letra.

E firmosur në 14 gusht marrëveshja do të hynte në f uqi me 8 shtator.

Ndërkohë që të vetmit që e përfitonin ishin ata të pajisur me modelin e ri të lejeve të drejtimit të lëshuara nga janari i vitit 2017.

Por realiteti është ndryshe.

Qytetarët shqiptarë që banojnë në Itali prej më shumë se 20 vitesh dhe kanë në duar patentën e re, ndeshen me pr oblematikat e shumta.

Qeveria Italiane nga ana e saj ka publikuar një dokument ku shpjegon rrugën që duhet të ndiqet për të përfituar nga marrëveshja, kush janë përfi tuesit, si dhe sasinë e parave që duhet të paguajnë.

Në memorandum është i caktuar edhe afati i fundit i marrëveshjes që është muaji dhjetor, ndërkohë përfituesit janë të paktë në numër, kjo për faktin se u jep të drejtë vetëm atyre që janë rezident tre vitet e fundit dhe janë të punësuar me kontratë.

Por ajo që penalizon shqiptarët është fakti se Italia prej më shumë se pesë vitesh është në një k rizë të madhe në tregun e punës dhe në këto kushte punëtorët janë pa kontrata të rregullta.

Must Read

spot_img