HomeLajme“U frymëzova nga babai” “Njeriu i FBI” merr detyrën dhe bën kërkesën...

“U frymëzova nga babai” “Njeriu i FBI” merr detyrën dhe bën kërkesën e parë për policët: Betohem të mbaj me nder flamurin

Gledis Nano ka marrë zyrtarisht detyrën e kreut të policisë së shtetit. Ish-drejtuesi i Antiterrorit bëri sot betimin, ndërsa pati një ceremoni zyrtare të dorëzimit të detyrës, ku të pranishëm ishin ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ish-drejtori i policisë, Ardi Veliu.

“Në nderin tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit”.

Në fjalën e tij të parë publike, Nano premtoi se do çojë përpara reformat në policinë e shtetit, ndërsa kërkoi edhe bashkëpunimin e qytetarëve.

Ai ka thënë se policinë e ka sheh si një pasion të tij të trashëguar nga babai që e kishte polic dhe jo si një detyrë karriere.

“Do jem në lartësinë e detyrës në shërbim të qytetarëve. Gjej rastin të falenderoj ministrin e brendshëm dhe kryeministrin. U futa në polici nga pasioni, I frymëzuar nga babai im, ish-zyrtari i policisë së shtetit. Sfidat për policinë janë të shumfishta. Qytetarët presin nga policia reagim tjetër në sjelljen e saj. Do çojmë përpara reformat. Kërkojmë që qytetarët ta konsiderojnë organizatën tonë si partner. Prioriteti im do jetë intensifikimi i bashkëpunimit me të gjitha agjencitë ligjzbatuese dhe institucionet e huaja.

Unë ju garantoj se me angazhimin tim maksimal do vazhdoj të çoj përpara në reformat e policisë.

Dua t’i uroj çdo kolegu suksese. Kërkoj angazhimin tuaj maksimal në realizimin e detyrave, sipas betimit që kemi bërë”, tha drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit.

Karriera e Nanos

Me një karrierë 19- vjeçare në Policinë e Shtetit, të pandërprerë që nga diplomimi në Akademinë e Policisë në vitit 2002, Nano aktualisht ka marrë gradën “Drejtues Madhor”, nga “Drejtues i Parë” që mbante deri dje.

I njohur vitet e fundit si drejtori i suksesshëm i Antiterrorit, 40-vjeçari Nano u vlerësua së fundmi edhe nga Ambasada amerikane për përpjekjet e përbashkëta në luftën botërore ndaj terrorizmit.

Ai u diplomua në Akademinë Kombëtare të FBI-së, në Quantico Virginia, krahas shumë trajnimeve të tjera me agjencitë aleate të sigurisë, dhe në punën e tij ka bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe ka udhëhequr operacione të suksesshm/Gazeta SHQIP

Must Read

spot_img