HomeKuriozitet“U lodha nga kërkesat e saj” 72-vjeçari i ndërton gruas një shtëpi...

“U lodha nga kërkesat e saj” 72-vjeçari i ndërton gruas një shtëpi rrotulluese

Një burrë në Bosnje i ndërtoi një shtëpi rrotulluese gruas së tij, pasi kjo e fundit kishte dëshiruar një pamje më të larmishme, kështu ajo tani mund të shikojë lindjen e diellit në një moment dhe pamje të tjera në tjetrën.

“Pasi arrita një moshë të shtyrë dhe pasi fëmijët e mi morën përsipër biznesin familjar, më në fund kisha kohë të mjaftueshme për t’i dhënë detyrë vetes që t’i jepja gruas time dëshirën e saj që të mund të ndryshoja pozicionin e dhomave në shtëpinë e saj kur të donte.

Jam lodhur nga kërkesat dhe ankesat e saj për të patur pamje ttë larmishme” -tha Vojin Kusic, 72-vjeç, teksa qëndronte para shtëpisë së re.

Në fakt shtëpia e ndërtuar prej tij po tërheq vëmendjen e shumë njerëzve.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, shtëpia gjendet në një fushë pjellore në Bosnjën veriore pranë qytetit Srbac, dhe ka pamje të arave të misrit dhe tokës bujqësore, gjithashtu pyje dhe një lumë.

“Shtëpia mund të bëjë një rreth të plotë për 24 orë kur është me shpejtësinë më të ngadaltë, derisa me rrotullimin më të shpejtë mund të bëjë një rreth të plotë në 22 sekonda”- shtoi Kusic.

Shumë vite më parë kur u martuan, Kusic kishte ndërtuar një shtëpi në të cilën ata rritën tre fëmijët e tyre. Në atë kohë, gruaja e tij donte që dhomat e tyre të kishin pamje nga dielli. Por kjo do të thoshte se dhoma e tyre e ndenjes të ishte përballë rrugës.

Pas një kohe, ai thotë se gruaja e tij u ankua se “ajo nuk mund të shihte njerëzit që hynin në oborrin e përparmë” dhe Kusic duhej të rimodelonte gjithçka./JOQ Albania

Must Read

spot_img