U mbyt në Gjirin e Lalzit, VIDEO: Momenti kur polumbarët gjejnë trupin e 22 vjeçarit nga Tirana, i ndihmoi peshkatari hero i zonës

0
47

Trupi i pajetë i 22 vjeçarit nga Tirana, Arjan Sallahu, që u mbyt dy ditë më parë në Gjirin e Lalzit është gjetur nga polumbarët dhe Policia Kufitare. Në ndihmë atyre iu ka ardhur dhe peshkatari hero i zonës, Llesh Mesiti.

I riu nga Tirana ishte futur në det në datë 17 gusht, por nuk doli më nga uji.

Menjeherë polumbarët nisën kërkimet për gjetjen e trupit të tij. Gjatë këtyre dy ditëve kërkime intensive, sot rreth orës 08.15, me ndihmën dhe të peshkatarit Llesh Mesiti është gjetur dhe nxjerr në breg trupi i pajetë i Arjan Sallahut.