HomeLajmeU shkarkua nga detyra në komisionin e sigurisë/ Vjen reagimi nga Flamur...

U shkarkua nga detyra në komisionin e sigurisë/ Vjen reagimi nga Flamur Noka, ja çfarë thot për Berishën

Pasi kryedemokrati Basha shkarkoi Flamur Nokën nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Noka u shpreh për Fax News se ky vendim vjen si pasojë e qëndrimeve të tij dhe ishte i pritshëm nga dikush që shkarkoi dhe Berishën.

Noka theksoi se nuk e shqetëson aspak ky vendim pasi Basha i ka kërkuar të heshtë dhe se ai nuk mund të jetë dakort me ‘pus hkatimin’e partisë nga Rama.

Arsyeja e këtij vendimi sot sipas Bashës është se Noka ka përbaltur Kryetarin e Partisë Demokratike duke sajuar gjëra të paqena sajesa të përsëritura.

Flamur Noka:

“Dua të ik dhe nuk më shqetëson aspak ky vendim. Ky vendim vjen si pasojë e reagimeve dhe qëndrimeve, Basha kërkon që unë të hesht por unë nuk pranoj dot që partia ime të pushkatohet dhe të shkelet me këmbë nga Rama. Hapat e nevojshëm janë për të bashkuar partinë dhe për të larguar pengmarrësit.”

Ky shkarkim i Flamur Nokës vjen vetëm një ditë para se Sali Berisha të mbajë Foltoren e radhës në Kukës, vendlindja e Flamur Nokës.

Dy ditë më parë, Flamur Noka u shpreh se 80% e anëtarësisë është kundër vendimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar , duke shtuar se kreu i PD-së po i bën presion anëtarësisë që të mos presin në takime Berishën dhe që të mos firmosin për thirrjen e Kuvendit Kombëtar.

Must Read

spot_img