HomeLajmeU “tradhtua” edhe nga socialistët, Braçe i zhgënjyer ironizon dhe sulmon: Hap...

U “tradhtua” edhe nga socialistët, Braçe i zhgënjyer ironizon dhe sulmon: Hap i madh përpara, nga 5 vota në 2018, në 8 vota sot! Ligjet klienteliste i votuat me shumicë

Kuvedi i Shqipërisë votoi ditën e sotme buxhetin për vitin 2022, ndërkohë që u diskutuan edhe amendamentet e disa prej deputetëve.

Mes tyre ishin edhe amendamentet e Erion Braçes për paketën e re fiskale, të cilat nuk u përkrahën as nga deputetët socialist dhe morën vetëm 8 vota pro. Në një reagim në rrjetet sociale, Erion Braçe i zhgënjyer ka ironizuar numrin e votave, pasi shprehet se ka bërë një hap të madh përpara, pasi në vitin 2018 kishte marrë vetëm 5 vota për propozimin e tatimit 0 për rrogat deri në 400 mijë lekë, ndërsa sot mori 8 vota.

Por Braçe thotë se pasojat në blegtori janë të shumta për shkak të parave të munguara, teksa shton se ndihet keq kur një ligj klientelist dhe personal për vetëm 1 kompani, votohet me shumicë, siç ndodhi sot.

Reagimi i plotë:

8 #VOTA PRO PER #BUJQIT!

Po hap i madh perpara ama;

▪Ne #nentor 2018-te, kur PROPOZOVA TATIM ZERO per #rrogat deri ne 40 mije leke, MORA VETEM 5 VOTA PRO;

Kete #nentor, qeveria erdhi tek propozimi im, 3 vite me vonese dhe me 46. 800 leke barre fiskale mbi cdo shqiptar me rroge 40 mije leke; llogaria eshte edhe me tre zero te tjera per rrogat nga 30 mije deri ne 40 mije leke.

▪Ne #nentor 2018-te, kur KUNDERSHTOVA SKEMEN 6 ME 20 PER #TVSH E FERMERIT, MORA VETEM 5 VOTA PRO;

Kete #nentor, parate e munguara tek gjithe zinxhiri nga bujku prodhues tek grumbulluesi, perpunuesi, ne tregun e brendshem, arriten ne 4.5 MILIARD LEKE;

Nderkohe pasoja ne blegtori, numer lopesh per qumesht, delesh e dhish per qumesht, eshte katastrofike.

A MBAN PERGJEGJESI KUSH?

Pra, dua te them;

▪E para, e drejta, e verteta nuk matet me vota, nuk relativizohet, nuk zhvleresohet nga votat politike, fare;

Udheheqesve ju duhet kohe te vijne tek ajo qe eshte e vertete dhe e drejte.

▪E dyta, une nuk ndjehem keq per 8 votat; une ndjehem keq kur PROPOZIME TE MAJTA nuk votohen; une ndjehem keq kur propozime ne favor te shumices nuk votohen;

Mbi te gjitha, une ndjehem keq kur nje ligj klientelist, teresisht personal e vetem per nje kompani, si dem per njeren e si favor per tjetren, votohet me shumice, sic sot.

Ky eshte problem i madh!

Personalizimi i politikes fiskale eshte gjeja me e rende qe i ndodh tregut, ekonomise.

Faleminderit te gjitheve!

Must Read

spot_img