HomeLajmeU vaksinua me Pfizer! 23-vjeçarja shqiptare humb jetën, familja hedh akuza të...

U vaksinua me Pfizer! 23-vjeçarja shqiptare humb jetën, familja hedh akuza të forta: E kërcënuan ta bënte

Një 23 vjeçare në Drenas të Kosovës ka ndërruar jetë 2 ditë pasi ka bërë dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19.

Familjarët e 23 vjeçares, Zarife Imeri, në rrjetet sociale kanë shpërndarë lajmin për vdekjen e saj, teksa thonë se ajo ka humbur jetën 48 orë pasi është vaksinuar, dhe hedhin akuza se e reja ishte kërcënuar që ta bënte, ndryshe do të humbiste vendin e punës.

Telegrafi ka kontaktuar me Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas për të sqaruar informatat rreth arsyes se pse vajza nga Drenasi ka vdekur tri ditë pasi është vaksinuar dhe se a ka pasur paraprakisht ndonjë informatë shëndetësore për pacienten.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Ismet Bogiqi, ka konfirmuar se vajza është vaksinuar më datën 13 shtator, në procedurë të rregullt.

“Vajza është vaksinuar me procedurë të rregullt, më 13 shtator, ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer. Nuk ka pasur ndonjë problem gjatë vaksinimit, Mjekësia ligjore tash do të merret me rastin”, deklaroi ai.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK), derimë tani nuk kanë bërë asnjë koment për rastin.

Në Kosovë është duke vazhduar të ketë numër të madh të personave të infektuar me COVID-19, por në të njëjtën kohë ka vazhduar edhe vaksinimi i qytetarëve pa ndonjë komplikim serioz të paraqitur nga institucionet shëndetësore dhe përgjegjëse.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës, deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Must Read

spot_img