Lajme

U zunë për një lopë! Detaje nga plagosja me armë zjarri në Kurbin, si ndodhi ngjarja (EMRAT)

Advertisements

Detaje të reja mësohen nga plagosja me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Gjormë të Kurbinit.

Raportohet se shtetasit Met Lika dhe Rasim Tafa janë konfliktuar me njëri-tjetrin pas një debati të çastit.

Met Lika ka plagosur me armë Rasim Tafën, pas një sherri banal mes tyre. Shkak i sherrit është bërë një lopë, e cila kishte hyrë në tokën e autorit.

Pas kësaj, Lika ka qëlluar me armë në drejtim të Rasim Tafës i cili mbeti i plagosur.

Advertisements

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar autorin e plagosjes, Met Likën ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Advertisements

Related Articles

Back to top button