Ulen lehtë temperaturat, parashikimi i motit për sot

0
56

Sipas MeteoAlb: Dita nis me mot të kthjellët në të gjithë republikën e Shqipërisë. Por duke ju afruar mesditës vranësirast shfaqen fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë gjysmën lindore të vendit tonë por pa mundur të sjellin reshje. Ndersa vija bregdetare mbetet në ndikimin e motit të kthjellët dhe relativisht të nxehtë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por ulen lehtë në mesditë duke u luhatur vlerat ekstremale ditore nga 16°C mëngjesi deri në 36°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Kosova

Deri pasdite republika e kosovës paraqitet me mot të kthjellët dhe të nxehtë. Por pasditja dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht shtrihen në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

MBETET edhe ditën e premte MV në ndikimin e kthjellimeve dhe tempraturave relativisht të larta. Kryesisht këto kushte atmosferike dominojnë gjatë pjesës së parë të ditës. Pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër territor.

Rajoni dhe Europa

Kthjellimet dominojnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian. Konkretisht me mot të kthjellët mbetet Europa Qëndrore, Perëndimore dhe ajo Juglindore. NDERSA vranësira të shpeshta POR shira afatshkurtër do kenë vendet Nordike dhe pjesërisht Gadishulli Apenin. /abcnews.al