Lajme

Ulen ndjeshëm infektimet, Covid i merr jetën burrit në Berat

Advertisements

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryerr 309 testime, nga të cilat 56 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësosë, mësohet se fatkeqësisht një person ka humbur jetën, ndërkohë 370 të tjerë janë shëruar.

albsig

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë: 309 testime, 56 qytetarë të infektuar, një humbje jete dhe 370 të shëruar në 24 orët e fundit

 

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

 

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

 

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 56 qytetarë, në këto bashki:

 

16 në Tiranë, 7 në Kavajë, nga 4 qytetarë në Durrës, Lushnje, Gjirokastër, Kolonjë, 3 në Pogradec, nga 2 qytetarë në Vorë, Dibër, Vlorë, Këlcyrë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Gramsh.

 

Janë 3,222 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2: një qytetar nga Berati 69 vjeç.

Janë shëruar 370 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 320,621 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (29 Gusht 2022)

Raste të reja ditore 56

Të shëruar në 24 orë 370

Të shtruar në spitale 16

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 309

 

Testime totale 1,959,469

Raste pozitive 327,425

Raste të shëruara 320,621

Raste Aktive 3,222

Humbje jete 3,582

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 1,460

Fier 341

Elbasan 265

Durrës 227

Shkodër 220

Korçë 200

Vlorë 169

Gjirokastër 117

Berat 89

Lezhë 69

Dibër 54

Advertisements

Kukës 11

 

Advertisements

Related Articles

Back to top button