HomeLajmeUlen ndjeshëm temperaturat, fundjava risjell shirat në vend

Ulen ndjeshëm temperaturat, fundjava risjell shirat në vend

Sinoptikanët parashikojnë një rënie të ndjeshme të temperaturave në të gjithë vendin përgjatë kësaj fundjave. Temperaturat në të gjithë vendin do të ulen deri në 3-4 gradë celcius.

Meteorologia Adiola Bani tha se kjo fundjavë do paraqitet e freskët, pasi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të veriut.

Kjo fundjavë paraqitet e freskët për shkak të masave ajrore nga veriu dhe verilindja, të cilat do të sjellin rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit në vendin tonë, duke bërë që termometri në vlerat minimale të zbresë deri në 3-4 gradë celcius, ndërsa maksimumi parashikohet jo më shumë se 23 gradë celcius.

Kushtet e motit paraqiten të paqëndrueshme, pasi kjo fundjavë do të paraqitet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat herë pas here do të sjellin zhvillim me rrebeshe aftatshkurtra shiu.

Edhe dita e shtunë dhe e diel mbeten nën ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Era herë pas here do të paraqitet problematike, pasi në det të hapur do të fitojë shpejtësi duke arritur deri në 45 apo 50 km në orë duke shkaktuar një dallgëzim të trazuar.

Must Read

spot_img