“Unë e dua atë, por familja s’ma lejon”, 15-vjeçarja e zhdukur në Vlorë gjendet në Dibër tek i dashuri

0
448

Është gjetur 15-vjeçarja e rezultuar e zhdukur në Vlorë që prej datës 31 gusht.

Pas 5 ditësh e mitura, Fiona S., është gjendur në Dibër në familjen e një djali që dashuron.

15-vjeça ka ikur me dëshirën e saj me djalin që dyshohet se është i moshës 18-vjeç dhe ka deklaruar se arsyet përse është larguar është pasi familja nuk e lejonte lidhjen e tyre.

Madje ka pohuar edhe faktin se është larguar me dëshirën e saj pasi personin në fjalë e dashuron.

Ndërkohë që policia vijon hetimet në fjalë për të parë më tepër rreth rastit.

Familjarët paraqiten në djeni të lidhjes së vajzës së tyre edhe para kohës së ajo të largohej nga banesa. Madje edhe në rrjetet sociale ka fotografi me djalin në fjalë.