Lajme

Universiteti Western Balkan: Kurrikula nga akademikë të njohur

Advertisements
Advertisements

schedule17:19 – 30 Gusht, 2022

Western Balkan University ofron për të gjithë të interesuarit programe studimi të hartuara nga akademikë që kanë eksperiencë në Universitetet më prestigjozë në botë. Profesoresha e asociuar Nereida Polovina është prej akademikëve që ka kontribuar në hartimin e kurikulave në Menaxhimin e kujdesit shëndetësor.

Është një program që fillon me njohuritë bazore, kryesisht të menaxhimit dhe organizmit. Si psh. Menaxhimi i personelit shëndetësor. Mjekët, teknicienët, por edhe menaxhimi i fondeve që duhen për të blerë materialet mjekësore. Në vitin e dytë dhe të tretë, njohuritë fokusohen më pas në dinamikën specifike të menaxhimit të sistemit shëndetësore. Psh.ekonomi shëndetësore, kontabilitet shëndetësor, legjislacion shëndetësor, menaxhim i cilësisë dhe me radhë.”

Western Balkan University këtë vit të ri akademik do të hap dyert për të gjithë të rinjtë që duan të studiojnë shkenca mjekësore por jo vetëm.

Kurikulat që ofron ky universitet janë të hartuara nga akademik të cilët kanë eksperiencë në Universitetet më prestigjoze. Profesoresha e asociuar Nereida Polovina është prej akademikëve që ka kontribuar në hartimin e kurikulave në Menaxhimin e kujdesit shëndetësor. Ajo tregon se cila është risia që ofron ky program për studentët.

Prof. Asoc. Dr. Nereida Polovina është akademike e afirmuar në universitetin Metropolitan të Mançesterit. Ajo jep mësim dhe drejton njësitë e programeve universitare në Menaxhimi Financiar Ndërkombëtar dhe programet pasuniversitare si Financa të Korporatave dhe projekte të zgjeruara kërkimiore si supervozore e studentëve të masterit dhe doktoraturës pranë Universitetit Metropolitan të Mançesterit.

Profesoreshë Polovina është ndër akademiket shqiptare që krahas suksesit në universitetet e Mbretërisë së bashkuar, po jep kontributin e saj si konsulente në zhvillimin e kurrikulave të avancuara mësimore në Universitetin Western Balkans në tiranë për programet e “Menaxhimit të Kujdesit Shëndetësor” dhe “Menaxhimit Spitalor. /abcnews.al

 

Advertisements

Related Articles

Back to top button