HomeLajmeUrdhri i parë i Gledis Nanos për drejtuesit e qarqeve: Paguani policët...

Urdhri i parë i Gledis Nanos për drejtuesit e qarqeve: Paguani policët për punën jashtë orarit, lekët të merren nga paratë e konfiskuara nga krimi

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka marrë vendimin e parë që pas emërimit në detyrën e re.

Ai ka urdhëruar 12 drejtorët e Policisë në qarqe që tú japin efektivëve të policisë detyrimet e prapambetura për punën jashtë orarit.

Nanao ka kërkuar drejtorëve që të përllogarisin orët jashtë orarit të punës për të gjithë policët e vjetër ndër vite.

Sipas tij, paratë do të merren nga fondet e policisë por edhe nga paratë e konfiskuara nga krimi.

Deri më tani 4 drejtorë policie kanë dorëzuar listën e punonjësve të tyre në Financën Qendrore të Policisë, ndërsa të tjerat janë ende në proces të përpilimit të listave.

Must Read

spot_img