HomeKuriozitetVaj ulliri me speca djegës, përzierja përfekte për lëkurën tuaj

Vaj ulliri me speca djegës, përzierja përfekte për lëkurën tuaj

Vaji i ullirit, i kombinuar me spec djegës të kuq, janë një përzierje e shkëlqyer për shëndetin tuaj.

Falë këtij kombinimi ju mund të kuroni një sërë problemesh të cilat lidhen me reumatizmën, shtyllën kurrizore, deformimet e kockave etj.

Vaj i specave djegës rrit qarkullimin e gjakut, ka veprim stimulues, zgjeron kapilarët, rrit metabolizmin si dhe ndikon ndjeshëm në procesin rigjenerues të epidermës së lëkurës.

Si ta përgatisim: Marrim 10 speca djegës dhe 2 gota vaj ulliri.

Pastrojini dhe lajini mirë specat djegës.

I prisni imët me thikë ose grijini në blender.

Përzierjen hidheni në një enë qelqi rreth 1 litër dhe më pas shtoni vajin e ullirit.

Lëreni përzierjen në një vend të errët për një javë.

Më pas përzierjen mund ta lini në frigorifer dhe ta përdorni si mjekim, sidomos për fërkimin e lëkurës me probleme.

Herën e parë, masazhoni zonat e lëkurës me vaj, disa herë në ditë, në varësi të vendndodhjes së dhimbjes: krahëve, qafës, shpinës. Pas aplikimit të vajit, do të ndjeni paksa djegie në lëkurë, por gjithçka është e durueshme.

Must Read

spot_img