Vajza i dha shpirt para syve, rrëqeth me fjalët nëna e Sabrinës: Kishte pjatën me bukë në duar, kur ai e qèlloi

0
174

Nëna e Sabrina Bengajt, Valentina ka rrëfyer momentin kur Elton Metaj i vrå u vajzën në banesë, mbrëmjen e së premtes. Nëna thotë për mediat se 31-vjeçari e vr åu të bijën me bukë në gojë.

E ëma tregon se Sabrina sapo ishte kthyer nga puna dhe po konsumonte darkën, ndërsa Eltoni vjen pas saj pak çaste më vonë dhe ka trokitur në derë.

Valentina thotë se është munduar ta qetësojë ish-dhëndrin. Siç tregon ajo në atë moment afrohet Sabrina me bukë dhe pjatën në dorë, ndërsa pas një debati të shkurtër verbal.

“Po shkonte ora 10:20 vajza punonte, kur ishte turni i dytë unë dilja sepse ia kisha f rikë n atij njeriu. Kur isha ulur te karrigia më dukej nga fr ika…se ka bërë te rror vjet në shtëpinë tonë. Unë e kuptova direkt, vajzën e prita po hante bukë, ishte me bukë në gojë. Unë po vazhdoja punët. Sa e pashë që do hapte derën e jashtme, kur ai e hapi derën, thashë mos ky do jetë Eltoni.”