Vajza nga Filipinet e “fiksuar” pas këngëtarit shqiptar, ka një mesazh për të

0
65

Sam Pardo, 26 vjeçarja nga Filipinet ka një dashuri të madhe për Shqipërinë. Ajo ka nisur të mësojë shqip që në fëmijëri.

Shkak u bë një miku i saj shqiptar me të cilin donte të fliste me të. Është e apasionuar gjithashtu dhe pas muzikës shqiptare dhe ndër këngëtarët e preferuar është dhe Alban Skënderaj.

Kënga e parë e Albanit që ka dëgjuar është “Mirëmëngjes”, me të cilën vendosi t’i bëjë një dedikim mikut të saj. Gjatë një interviste që dha për emisionin e mëngjesit në ABC”, ajo tregoi se ka shumë dëshirë që të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën. Madje, ajo ka marrë dhe një ftesë nga The Voice of Albania në vitin 2015.

Por, siç tha ajo, nuk mundi të vinte për shkak të pamundësive financiare. “Në fillim ishte për Shqipërinë, fillova të mësoj gjuhën kur isha katër vjeç dhe atëherë kisha një mik shqiptar. Më pas u bë personi që më pëlqente kur isha fëmijë dhe në mënyrë që të komunikoja me të mu desh që të studioja gjuhën. Kisha miq shqiptar që më mësuan të flas shqip.

Në fakt është ëndrra ime që të vij atje. Në 2015 mora një ftesë nga The Voice of Albania që t’i bashkohem audicioneve për nuk kisha mundësi sepse isha një studente dhe nuk kisha paratë, problem ishte dhe viza.”, u shpreh Pardo.

Ajo ka tërhequr dhe vëmendjen e Albanit me coverat që realizon me këngët e tij. Një mesazh pati për të dhe Miriam Canin: “Ju dua, i dashuroj këngët tuaja, ju lutem vazhdoni të krijoni këngë me plot kuptim dhe meritoni gjithçka që keni tani. Ti, Alban dhe bashkëshortja juaj jeni idhujt e mi.” /abcnews.al