Vapa iku me gushtin Meterologia tregon kur do të nisin shirat e dendur, ja kur ulen shumë temperaturat

0
534

Moti sot ka nisur me vranësira të dendura, të cilat janë shoqëruar edhe me rrebeshe shiu në zonat jugore dhe juglindore.

Ka pasur vranësira në qarkun e Tiranës dhe Elbasanit duke sjellë edhe momente shiu.

Sipas meteorologes së Metoalb, Lajda Porja parashikohet që duke nisur nga dita e martë deri ditën e premte të kemi një përmirësim gradual të motit.

Vranësira do ketë vetëm në zonat malor duke gjeneruar shira të pakta dhe të përkohshëm.

Për sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm, ka sjellë një rritje të ndjeshme të vlerave minimale, ndërkohë nga e marta deri të premten pritet një rënie graduale e lehtë e temperaturave.

Ato minimale do të jenë 12-13 gradë, në zonat malore. Ndërkohë temperaturat minimale do jenë 29-30 gradë.

Janë 1.5 apo 2 gradë më shumë se mesataret klimatike. Për sa i përket erës, pritet të fryjë e lehtë gjatë ditës, ndërsa do të forcohet gjatë pasdites. Në momente të veçanta do të arrijë një shpejtësi prej 40 km/h.

Ndërkohë në det do të kemi një dallgëzim 2-3 ballë.

Po ashtu edhe vende e rajonit sot kanë qenë në ndikimin e motit të vrenjtur.

Megjithatë vranësirat dhe shirat kanë qenë krejtësisht të pakta. Kryesish ekstremi jugor i territorit të Kosovës.

Po ashtu edhe Kosova pritet që përgjatë të gjithë javës të ketë një përmirësim gradual të motit duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët dhe nuk parashikohet të ketë reshje.

Për sa i përket temperaturave të ajrit, pritet që maksimalet të luhaten jo më shumë se 24-25 gradë.