Vargjet e Flamur Nokës: Mora pushkën dola n’mal të luftoja për atdhe, ku ta dija unë i gjori se armiku ishim Ne…

0
476

Flamur Noka, deputet i Partisë Demokratike, e ka nisur ditën sot me disa vargje domethënëse që lidhen me situatën në partinë ku ai aderon. Ditë më parë, kreu i PD Lulzim Basha njoftoi se kishte përjashtuar nga Grupi Parlamentar Sali Berishën.

Vargjet e Flamur Nokës:

Mora pushken dola n’mal,
Te luftoja per atdhe..,
Ku ta dija une i gjori..,
Se armiku ishim …Ne……

Madje, në selinë blu mbrëmjen e vendimit për Berishën, pati reagime të shumta kundër. Një prej tyre ishte dhe Flamur Noka, për të cilin sipas disa burimeve, u tha se ishte futur me forcë në zyrën e Lulzim Bashës dhe kishte tentuar ta qëllonte.