Vasili: E pabesueshme por e vërtetë, ulen 35% testimet për Covid!!

0
51

Nga Petrit Vasili: E pabesueshme, por e vërtetë, ulen 35% testimet për Covid!!

Kjo lojë e pandershme e përsëritur me shifrat e Covid bie mbi jetën e shëndetin e qytetarëve!

Në datën 21 gusht pra dy ditë më parë rastet me Covid arritën në 658, ndërsa një ditë më pas në 22 gusht ra në 534 raste të reja me Covid.

Mediat ca të komisionuara nga qeveria dhe ca sipërfaqësore, por jo me qëllim të keq brohoriten për ulje të shifrave të rasteve të reja.

Filloi sërish loja e parë dhe e stërparë gjatë gjithë 2020 me uljen e testimeve për të ulur shifrat e për të mbajtur gjallë propagandën e qeverisë.

Testimet brenda një dite u ulen me 2265 testime më pak se një ditë më parë nga 6527 në 4262 testime ose 35% më pak.

Në kulmin e rritjes së rasteve më e pakta por edhe e detyrueshmja, që do të bënte qeveria do të ishte rritja e testimeve, ndërsa ndodh në mënyrë skandaloze e kundërta.

Kujtojmë se Kosova që ka nje popullsi sa 2/3 e Shqipërisë ka arritur të kryeje edhe deri në rreth 12 mijë testime në ditë.

Asnjë shqiptar nuk mund të pranojë të degjojnë recitime të inskenuara propagandistike të qeverisë sepse faktet janë shumë kokëforte.

Lojëra të tilla bajate, por edhe kundër çdo lloj humanizmi kushtuan mijëra jetë njerëzish dhe qindra mijëra të infektuar të paidentifikuar, lënë pas dore në vakën e epidemisë që lamë pas.

Hapat e domosdoshme dhe të paevitueshme për përballimin e situatës janë si me poshtë ndaj uluni me përunjësi dëgjoni specialistet se koha nuk pret:

1.Rikonceptimi në themel i strategjisë lidhur me variantin delta sepse strategjia me përzierje vaksinash të certifikuara dhe me të tjera me efekt tepër të pasigurtë dhe butaforia me orën policore janë handikap serioz për përballimin e situatës.

2.Vazhdimi i testimeve masive është i një dobie ekstreme në këtë situatë të re te përballjes me variantin Delta.

3.Kufizimi dhe kontrolli i hyrjeve në kufi sipas modeleve te njohura bazuar në reciprocitetin simetrik të masave të vendeve të origjinës nga vijnë udhëtarët.

4.Testimi, gjurmimi, izolimi dhe trajtimi jane hapa kruciale veçanërisht në këtë moment të ri duke izoluar në mënyrë efektive rastet aktive dhe duke monitoruar rreptë këtë izolim. Nënvleftësimi dhe lënia pas dore i këtyre katër hapave nga qeveria, ka çmobilizuar sistemin shëndetësor dhe ka nxjerrë situatën nga kontrolli.

5.Ndjekje preferenciale të rasteve të reja, por që janë pjesë e grupeve të riskuara si dhe monitorimi i rasteve te suspektuara për Covid mes ketyre grupeve.

6.Vaksinimi me vaksina të çertifikuara nga EMA dhe FDA Amerikane i të gjithë personave që akoma nuk kanë kaluar COVID-in si edhe personave të vaksinuar me CoronaVac duke administruar së paku një doze prej vaksinave të mësipërme.

7.Vendosja e përdorimit të maskave cilësore mjekësore në transportin publik por edhe në ambiente të mbyllura.

8.Heqjen dorë menjeherë nga improvizimet në mënyrën e rifillimit të shkollës në ambientet shkollore duke hartuar një strategji të qartë, efektive dhe të monitoruar në një situate kur është vërtetuar katërcipërisht që edhe fëmijët preken nga Covid si edhe mund ta trasmetojnë atë

9.Hartimi i parashikimit strategjik për vendosjen në kohë të masave e kufizimeve të arsyeshme, larg butaforive të mëparshme të orës policore e të tjera masa absurde, duke përdorur modele kufizimesh të provuara europiane, që kane rol pozitiv në kufizimin dhe parandalimin e përhapjes se Covid./SYRI.net