Velipoja, e mbushur me pushues nga Kosova

0
76

Velipoja këtë vit ka pasur qindra-mijëra pushues gjatë sezonit veror, me theks të veçantë, ata kosovarë.

Tashmë dihet se plazhi i Velipojës është ndër plazhet më të preferuara në veriperëndim të vendit, qoftë edhe për shkak të cilësive kurative të rërës, frekuentohet çdo vit nga qindra-mijëra pushues kosovarë, transmeton albinfo.ch.

Shumë prej tyre janë të përvitshëm në sezonin veror në Velipojë, të tjerë vijnë për herë të parë për t’u rikthyer vit pas viti.

Velipoja, kjo dëshmitare e moçme e përqafimit të Bunës me Adriatikun, rrethuar plot bukuri dhe vlera natyrore të një rëndësie ndërkombëtare.

Velipoja këtë vit ka pasur qindra-mijëra pushues gjatë sezonit veror nga të gjitha shtetet e botës, por me theks të veçantë, ata kosovarë, që nuk rreshten vite me radhë të vinin në këtë plazh, transmeton tutje albinfo.ch.

Velipoja është një qendër turistike mjaft e këndshme, me peizazh të larmishëm, ku ndërthuren hijeshim deti, rëra, lumi, kodra, pylli, laguna, fusha etj. /Albinfo.ch