HomeLajmeVëllai i Sabrina Bengajt me lot në sy kërkon drejtësi për të...

Vëllai i Sabrina Bengajt me lot në sy kërkon drejtësi për të motrën: Ai ishte dhelpër, na i punoi bukur mbrapa krahëve

Vëllai i Sabrina Bengajt, Armando Bengaj ka qenë i pranishëm në protestën para Ministrisë së Brendshme duke kërkuar drejtësi për motrën e tij të ndjerë.

Me lot në sy Armando Begaj tregoi se ish-kunati i tij, Elton Metaj ka qenë një dhelpër që e luajti mirë rolin.

Sipas tij, Metaj ia punoi gjithë familjes shumë bukur mbrapa krahëve pasi sapo ai dhe kushëriri i tyre ishte larguar nga banesa e kishte vrarë 23-vjeçaren.

‘’Ata janë fajtorët që e nxorën nga burgu at nga burgu atë. Edhe ai doktori në burgun e Zaharisë që gjoja ka qenë i sëmurë, ai ka qenë një dhelpër që diti ta luajë mirë rolin. Na i punoi shumë bukur, neve. Na i punoi mbrapa krahëve.”, tha Armando Bengaj.

Must Read

spot_img